Ndërlidhjet

Bjellorusi: U gjobit reporteri i Radios Evropa e Lirë


RFERL logo 16:9
RFERL logo 16:9

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Mikhal Karnevich, është gjobitur nga një gjykatë në Bjellorusi për shkak se e ka shkelur legjislacionin për tubime publike.

Gjykata në qytetin Hrodna ka vendosur që gazetari duhet të paguajë më se 200 dollarë për pjesëmarrje në një tubim të palejuar më 26 tetor.

Por, korrespondenti Karnevich thotë se atë ditë ishte duke e kryer detyrën e tij të gazetarit për raportim nga tubimi publik në qytetin jugperëndimor Svislach, me rastin e përkujtimit të një gazetari dhe aktivisti politik të Bjellorusisë, të shekullit të 19-të.

Korrespondenti Karnevich, edhe në të kaluarën, ishte akuzuar për shkelje të legjislacionit për tubimet publike.

Në vitin 2011 ai ishte dënuar me 100 dollarë amerikanë për pjesëmarrje në një tubim publik të palejuar. Me këtë rast, ai kishte raportuar për një protestë antiqeveri në qytetin Hrodna.

XS
SM
MD
LG