Ndërlidhjet

Obama ndan Medalje presidenciale

  • RFE /RL

Presidenti Barack Obama duke i vënë Medaljen e Paqes aktores Meryl Streep

Presidenti Barack Obama duke i vënë Medaljen e Paqes aktores Meryl Streep

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, dekoroi 18 amerikanë të cilët "përkushtuan jetën për qytetarët e tyre", duke iu dhënë atyre nderin më të lartë qytetar të hënën.

Ndër marrësit e Medaljes presidenciale së Lirisë së presidentit Obama ishin gazetari i NBC-se Tom Brokaw, aktorja Meryl Streep, muzikanti Stevie Wonder, Ethel Kennedy dhe demokrati John Dingell, që është personi që shërbeu më së gjati në Kongresin amerikan.

“Një herë në vit ne e ndajmë këtë eveniment për të festuar njerëzit që e bënë Amerikën më të fortë, më të mençur, më humane dhe më të bukur”, tha Obama gjatë ceremonisë në Shtëpinë e Bardhë.

Nga ata që u nderuan nga presidenti ishin edhe James Chaney, Andrew Goodman dhe Michael Schwerner -- aktivistë për të drejtat e njeriut, që u vranë në vitin 1964 derisa punonin për të regjistruar votuesit me ngjyrë në Misisipi.

Gjithashtu, u nderua edhe amerikania indigjene, aktivistja Suzan Harjo.

Ne të gjithë i falënderojmë për dhuratën që na e dhanë: Përformancat e jashtëzakonshme, inovacionet e jashtëzakonshme, idetë e jashtëzakonshme dhe pasqyrimin e jashtëzakonshëm të shpirtit njerëzor", u shpreh Obama.

XS
SM
MD
LG