Ndërlidhjet

PDK dhe LDK kërkojnë seancën e Kuvendit më 8 dhjetor


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka pritur në një takim të përbashkët kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa me të cilët ka bashkëbiseduar rreth përgatitjeve për formimin e institucioneve të reja, respektivisht konstituimin e Kuvendit deformimin e qeverisë.

Thaçi dhe Mustafa e kanjë njoftuar Jahjagën me kërkesën e tyre që seanca konstituive e Kuvendit të thirret më 8 dhjetor.

Në një komunikatë për media, të lëshuar nga Zyra e Presidentes thuhet se Jahjaga është njoftuar rreth ecurisë së bisedimeve mes dy partive politike për harmonizimin e programit qeveritar dhe konsolidimin e prioriteteve shtetërore.

Jahjaga, thuhet se i ka inkurajuar liderët e dy subjekteve politike që kanë arritur pajtueshmëri ndërpartiake për bashkëqeverisje javën e kaluar që përbrenda këtij muaji të krijojnë institucionet relevante për të kompensuar kohën e humbur në përmbushjen e obligimeve institucionale ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ndërkohë që Thaçi e Mustafa e kanë njoftuan Presidenten se grupet punuese për harmonizimin e koalicionit bashkëqeverisës do të jenë të gatshme të ftojnë seancën e Kuvendit të Kosovës për t’i zgjedhur organet e këtij institucioni dhe votuar Qeverinë dhe programin e saj qeveritar më 8 dhjetor 2014.

XS
SM
MD
LG