Ndërlidhjet

Protesta të dhunshme në Ferguson, arrestohen 61 persona


Pamje nga protesta e sotme në Ferguson (Misuri)

Pamje nga protesta e sotme në Ferguson (Misuri)

Protestat e sotme në qytetin amerikan Ferguson të Misurit, ishin më të dhunshme se ato të muajit gusht, ka bërë të ditur policia e vendit.

Protestat kanë shpërthyer në këtë qytet, pasi që të hënën mbrëma juria ka vendosur që polici i racës së bardhë, Darren Wilson, të mos akuzohet për vrasjen e adoleshentit me ngjyrë të paarmatosur, Michael Brown.

Më 9 gusht Brown është vrarë nga polici Darren Wilson, i cili rast ka bërë që të shpërthejnë protesta të dhunshme në Ferguson.

Shumë dëshmitarë nga ky vend kanë thënë se polici ka shtënë me armë në drejtim të të riut, pasi që ai është kthyer me fytyrë kah polici me duar lartë.

Por juria e madhe më 24 nëntor, ka vendosur që të mos e padisë Wilson, duke thënë se dëshmitë janë të pabazuara.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë shpërthyer protestat e radhës.

Ato kanë filluar të hënën mbrëma dhe kanë vazhduar të martën, ku protestuesit kanë vurë flakën makinave të policisë dhe të një ndërtese, janë vjedhur dyqane, dhe janë dëgjuar edhe të shtëna.

Policia ka njoftuar se 61 persona janë arrestuar.


XS
SM
MD
LG