Ndërlidhjet

Bashkëpunimi rajonal, parakusht për anëtarësimin e Kosovës në BE


Pamje nga konferenca në Vjenë

Pamje nga konferenca në Vjenë

Të martën ka përfunduar konferenca dyditore për diplomacinë multilaterale “Mundësitë dhe sfidat për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”, e organizuar në Vjenë nga Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës dhe Akademia Diplomatike e Vjenës.

Tema kryesore e panelistëve ishte ‘Kosova dhe rajoni: marrëdhëniet dypalëshe, Evropa Juglindore dhe integrimi rajonal”, ka njoftuar përmes kumtese për media, ministria e Jashtme e Kosovës.

I dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe ish-negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqe në Kosovë, Wolfgang Petritsch, ka thënë se Kosova ka ende para vehtes shumë sfida, dhe se me rëndësi është që të bashkëpunohet ngushtë me rajonin.

“Kjo është një parakusht për një bashkëpunim të mirë dhe përfundimisht për pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ne evropianët jemi të bindur se Kosova bënë pjesë në Evropë. Ne jemi pjesë e këtij kontinenti të gjerë. Por, anëtarësimi është diçka që është ende në të ardhmen dhe puna duhet bërë në secilën ditë të vetme. Pra, bashkëpunimi me rajonin e pastaj me Brukselin dhe kryeqytete të rëndësishme si Vjena, besoj se do ta sjellin Kosovën përfundimisht në fushën e Bashkimit Evropian”, ka thënë ambasadori Petritsch.

Ndryshe, panelist që kontribuuan në këtë temë ishin, drejtori i Akademisë Diplomatike të Kroacisë, Mladen Andrlic, ambasadori dhe studiuesi francez, Georges-Marie Chenu, drejtorja e Akademisë Diplomatike të Malit të Zi, Satka Hajdarpasic, i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe ish-negociatori kryesor i BE-së në bisedimet për paqe në Kosovë, Wolfgang Petritsch, dhe ambasadori kosovar, Bekim Sejdiu.

XS
SM
MD
LG