Ndërlidhjet

Balotazhi përcakton presidentin e Tunizisë


Ilustrim
Ilustrim

Zgjedhjet presidenciale në Tunizi, do të zhvillohen në balotazh pasiqë asnjë kandidat nuk siguroi shumicën, në raundin e parë të votimit.

Rezultatet zyrtare të 23 nëntorit, tregojnë se Beji Caid Essebsi, udhëheqës i partisë Nidaa Tounes, ka marrë 39 për qind të votave.

Ai do të shkojë në balotazh në dhjetor, me garuesin Moncef Marzouki, i cili në raundin e parë fitojë 33 për qind të votave.

Essebsi, partia e të cilit ka fituar më së shumti ulëse në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, është 87 vjeçar. Ai ka qenë kryeministër i Tunizisë nga shkurti 2011 deri më 24 dhjetor 2011. Gjatë viteve 1981-1986, ka shërbyer si ministër i Punëve të Jashtme.

Ndërsa, Marzouki, 69 vjeç është aktivist i të drejtave të njeriut, i detyruar të jetojë në mërgim nga regjimi i mëparshëm. Ai ka qenë president i përkohshëm që nga viti 2011.

XS
SM
MD
LG