Ndërlidhjet

Sulmet e qeverisë siriane kundër IS, vrasin 36 civilë


Pamje nga sulmet e qeverisë në Raqqa

Pamje nga sulmet e qeverisë në Raqqa

Aktivistë sirianë thonë se disa sulme ajrore nga ana e regjimit, kundër militantëve të Shtetit Islamik (S), të cilët qytetin Raqqa e kanë vetëshpallur kryeqytetin e tyre, kanë vrarë të paktën 36 civilë.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, ka thënë më 25 nëntor se përveç të vrarëve edhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sipas Observatorit ‘shumica e viktimave janë shkaktuar nga dy sulme të njëpasnjëshme ajrore" në zonën kryesore industriale në Raqqa.

Grupi ekstremist IS ka filluar luftën në Siri në pranverën e vitit 2013. Ata kanë uzurpuar qytetin Raqqa, të vetmin kryeqytet të provincës i cili ka rënë nga kontrolli i qeverisë që nga shpërthimi i një revolte në 2011.

Qeveria siriane, ashtu edhe koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të, shpeshherë sulmojnë militantët e IS.


XS
SM
MD
LG