Ndërlidhjet

Dënohet me vdekje, akuzohet se ka 'ofenduar' Profetin Muhamed


I dënuari Soheil Arabi, me gruan dhe vajzën
I dënuari Soheil Arabi, me gruan dhe vajzën

Zyrtarë nga opozita iraniane, përmes faqeve të internetit, kanë njoftuar se një gjykatë në Iran, ka dënuar me vdekje një aktivist të internetit, me akuzën se ka 'ofenduar' Profetin Muhamed.

Soheil Arabi, është arrestuar vitin e kaluar nga Garda e Trupave Revolucionare Islamike, për postimet e tij në Facebook, ku thuhet se ai ka qenë aktiv me emra të ndryshëm.

Gruaja Arabisë, Nastaran Naeimi, ka thënë se të vetmet dëshmi që autoritetet kanë kundër tij, janë postet që pretendohet se janë të burrit të saj.

Ajo ka thënë se burri i saj është fotograf me profesion, dhe se ai nuk i ka shkruar personalisht disa nga postet që kanë shërbyer si bazë për bindjet e tij.

Në muajt e fundit, Irani ka dënuar një numër të madh aktivistëve të Facebook-ut.

XS
SM
MD
LG