Ndërlidhjet

Njëzet e katër minatorë të qymyrgurit, kanë vdekur në një minierë në veri-lindje të Kinës, sot më 26 nëntor. Rasti ka ndodhur pasi minierën e ka kapluar zjarri.

Agjencioni kinez Xinhua, shkruan se pos të vdekurve edhe 52 të tjerë janë lënduar, në këtë fatkeqësi që shkatërroj minierën e drejtuar nga qeveria, në provincën Lianoning.

Thuhet se deri te fatkeqësia ka ardhur pasi që një termet i vogël ka shkaktuar shkëndija, të cilët kanë ndezur pluhurin e qymyrit në ajër, duke shkaktuar më pas zjarr.

Minierat në Kinë, konsiderohen më të rrezikshmet në botë, ndonëse marrja e disa masave të sigurisë në punë, ka ulur në masë të vogël numrin e viktimave në aksidentet e tilla.


XS
SM
MD
LG