Ndërlidhjet

Sot varroset Riza Lluka, drejtor i RTV Dukagjinit


Pejë, foto nga arkivi

Pejë, foto nga arkivi

Në qytetin e Pejës, sot varroset Riza Lluka, drejtor i Radio Televizionit të Dukagjinit, i cili pas një sëmundjeje, ndërroi jetë të martën.

Zoti Lluka, i lindur më 1943, me profesion ishte inxhinier i ndërtimit.

Ai njihet për veprimtarinë e tij politike si delegat i Kuvendit të Kosovës në periudhën 1982-1990 dhe ishte deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, të panjohur ndërkombëtarisht, në vitet 1992 – 1998.

Përfaqësues të institucioneve dhe të partive politike në Kosovë e kanë cilësuar kontributin e zotit Lluka në periudhat e ndjeshme të historisë së Kosovës si pjesë të rëndësishme të kësaj historie.

XS
SM
MD
LG