Ndërlidhjet

Përleshje mes policisë dhe aktivistëve në Kinë


Pamje nga protestat sot në Hong Kong.

Pamje nga protestat sot në Hong Kong.

Forcat speciale të policisë në Hong Kong të Kinës, kanë ndërmarrë një aksion për të shpërndarë aktivistët nga një prej shesheve kryesore, me ç’rast kanë arrestuar edhe dy udhëheqësit e studentëve të lëvizjes pro-demokracisë, Joshua Wong dhe Lester Shum.

Përleshjet kanë shpërthyer, kur policia ka filluar të largojë qindra protestues, sot më 26 nëntor, në përpjekje për të larguar një kamp të tyre të ngritur në rrugë.

Kampi i protestuesve është ngritur në fund të shtatorit, kohën kur patën filluar protestat, në kërkim të demokracisë.

E tëra pati filluar, pasi që Kina mundësojë që qytetarët të zgjedhin përmes votës liderin e tyre, por të njëjtën kohë i’u limitojë mundësitë.

Shteti vendosi që të gjithë konkuruesit, fillimisht të marrin leje nga qeveria nëse bën që të hyjnë në garë apo jo.

Ky vendim, jo demokratik, zgjojë protestat e ashpra në Kinë, ku në rrugë dolën më shumë se 100,000 njerëz.

XS
SM
MD
LG