Ndërlidhjet

logo-print

Sulmi ajror vret katër militantë në Afganistan, dyshohet edhe për viktima civile


Ilustrim

Ilustrim

Një sulm ajror me avion pa pilot, ka goditur një kompleks në Vaziristanin Verior, duke vrarë së paku katër militantë.

Zyrtarë nga inteligjenca pakistaneze, kanë njoftuar se sulmi ka ndodhur sot më 26 nëntor, ku është goditur një qendër e militantëve afër qytetit Datakhel, rreth 60 kilometra në jug të Miranshah.

Nga ky sulm, janë plagosur edhe dy persona të tjerë, ndërsa është njoftuar se numri i viktimave të rastit mund të rritet, sepse besohet se ka trupa nën rrënoja.

Një zyrtar i inteligjencës ka thënë se kompleksi i goditur, është përdorur nga militantët lojalë të kryekomandantit Gul Bahadur dhe rrjetit terrorist, Haqqani.

Forcat militare të Pakistanit, thonë se kanë vrarë më shumë se 1,000 militantë në Vaziristanin Verior, prej se kanë fillluar fushatën kundër tyre në qershor.

Rrjeti Haqqani, dyshohet se qëndron prapa sulmit vetëvrasës të 23 nëntorit, që vrau 57 njerëz, në një turne të volejbollit, në provincën Paktika të Afganistanit.



XS
SM
MD
LG