Ndërlidhjet

Nervozohet Rusia, paralajmëron masa kundër Parisit


Pamje e një luftanije të llojit 'Mistral'
Pamje e një luftanije të llojit 'Mistral'

Franca ka shtyrë dërgimin e një luftanije të sofistikuar në Rusi, për shkak krizës në Ukrainë.

Në një deklaratë të lëshuar më 25 nëntor, presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se situata aktuale në lindje të Ukrainës, ka ndikuar që të mos e dërgojnë luftanijen e sofistikuar të porositur nga Rusia.

Luftanija e llojit ‘Minstra’, ka qenë e caktuar që të dërgohet në Rusi, në fund të tetorit ose në fillim të nëntorit këtë vit.

Anulimi, ka nervozuar tej mase Rusinë. Ministri i Mbrojtjes, Yury Borisov, ka paralajmëruar Francën se do të paguajë shtrenjtë nëse nuk e dorëzon anijen.

“Franca do të detyrohet që të paguajë për dëmin dhe të kthejë paradhënien”, ka thënë ministri rus, Borisov.

Në anën tjetër, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizhov, është shprehur: “çmimi që do të pagujë Franca do të jetë më i lartë se sa vlera e anijes”.

Chizhov ka shtuar se Rusia, ‘nuk do ta lus Parisin’ për anije.

“Në fund të fundit, ne kemi jetuar edhe pa Mistral dhe do të vazhdojmë të jetojmë, veçanërisht tani kur kemi mësuar se si të ndërtojmë një të tillë”, ka thënë Chizhov.

Ndryshe, në qershor rreth 400 marinsë rusë kanë shkuar në Francë, për t’u trajnuar se si të përdorin anijen.

Në vitin 2010, autoritetet ruse kanë konfirmuar se Franca do t’ju shes atyre një luftanije moderne.

Luftanija “Mistral” është e rëndë 23.700 tonë dhe e gjatë 299 metra. Anija mund të bartë disa dhjetra helikopterë dhe tanke.

XS
SM
MD
LG