Ndërlidhjet

Arrestime dhe zhdukje të aktivistëve në Azerbajxhan


Ilustrim

Ilustrim

Avokati i të drejtave të njeriut, Elcin Namazov, është dënuar me 15 ditë burg, në Azerbajxhan.

Vëllau i tij, Akram, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL), sot më 26 nëntor, se Elcin është akuzuar për mosbindje ndaj urdhërave policore, dhe është arrestuar më 25 nëntor.

Ai thotë se ka frikë për vëllaun e tij, se mund të dënohet me akuza të tjera dhe t’i zgjatet burgimi.

Në ndërkohë, përfaqësues të partisë opozitare Fronti Popullor në Azerbajxhan, kanë treguar për REL, se aktivisti i tyre, Asif Yusifli, është zhdukur nga 25 nëntori. Kolegët e tij, kanë frikë mos atë e ka marrë policia.

Ministri i Brendshëm i vendit, nuk ka pranuar që të komentojë për situatën e Yusiflisë.

Shtetet perëndimore dhe grupet e të drejtave të njeriut, në vazhdimësi kanë kritikuar qeverinë e presidentit, Ilham Alijev, se po shkel dhe kufizon të drejtat themelore të njerëzve.


XS
SM
MD
LG