Ndërlidhjet

Senatorët amerikanë kërkojnë lirimin e të burgosurve politik në Uzbekistan


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i senatorëve amerikanë, kanë kërkuar nga presidenti uzkeb, Islam Karimov, që të lirojë të burgosurit, të cilët po mbahen për ‘motive politike’.

Më 24 nëntor, senatorët demokratë, Dick Durbin, Barbara Boxer, Bob Casey, Robert Menendez, Patrick Leahy, Richard Blumenthal, dhe Benjamin Cardin, së bashku me republikanin Mark Kirk, i kanë dërguar letër presidentit Karimov, përmes së cilës kanë shprehur vlerësimin e tyre, për bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Uzbekistanit, që kanë të bëjnë me çështjet e Afganistanit.

Por në të njëjtën kohë, senatorët amerikanë, kanë thënë se burgosja e aktivistëve të të drejtave të njeriut, avokatëve apo gazetarëve, ‘mund të pengojë bashkëpunimin e mëtutjeshëm mes dy vendeve’.

Senatorët kanë përmendur emrat e pesë të burgosurve uzbek: Akzam Turgunov, Dilmurod Saidov, Salijon Abdurakhmanov, Muhammad Bekjanov, dhe Bobomurod Razzokov.

“Organizatat ndërkombëtare, kanë rënë në konkludim se të pesë të burgosurit, po mbahen në burg për motive politike’, thuhet në letrën e tyre, drejtuar presidentit uzbek.

Letra thotë se pesë të burgosurit, janë në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak mbajtjes me vite në burg, dhe ‘trajtimit jo të duhur mjekësor ndaj tyre’.

Më tutje, senatorët kanë kërkuar nga Karimov, që menjëherë t'i lirojë ata, duke shtuar se një gjë e tillë ‘do të ndihmojë në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Uzbekistanit’.



XS
SM
MD
LG