Ndërlidhjet

logo-print

Vriten katër punonjës të poliomelitit në Pakistan


Pamje, pas sulmit në makinën e punonjësve të poliomelitit, në Pakistan

Pamje, pas sulmit në makinën e punonjësve të poliomelitit, në Pakistan

Zëdhënësi i policisë në Pakistan, ka bërë të ditur se persona të armatosur kanë vrarë tri gra, të cilat po punonin në një fushatë të vaksinimit për mbrojtje nga poliomeliti.

Ato janë vrarë së bashku me shoferin e tyre, në një sulm, sot më 26 nëntor, në periferi të qytetit Quetta, i cili gjendet afër kufirit afgan.

Zëdhënësi, Shahzada Farhat, ka thënë se gratë dhe shoferi i tyre, ishin duke pritur policinë për t’i shoqëruar, kur në ato momente dy burra me motoçikletë, janë ndalur para makinës tyre dhe kanë shtënë me armë.

Nuk është kjo hera e parë që militantët sulmojnë personat e përfshirë në vaksinimin për mbrotje nga poliomeliti, duke akuzuar se programi i imunizimit është mbulesë për spiunim.

Sulmet e tilla, kanë kontribuar që poliomeliti të rritet në Pakistan, duke e rënditur këtë vend njërin nga tri vendet e botës ku poliomeliti mbetet epidemik.

Këtë vit, Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka shënuar 235 raste të poliomeliteti në Pakistan.

XS
SM
MD
LG