Ndërlidhjet

Dënohet, por falet nga presidenti kazak


Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev
Presidenti kazak, Nursultan Nazarbaev

Një gjykatë në Kazakistan ka dënuar një ish-guvernator për korrupsion, por më pas e ka liruar atë, pasi që ka kërkuar nga presidentit, Nursultan Nazaarbaev, që ta fal.

Gjykata në veri të qytetit Pavlodar, ka shpallur fajtor ish-guvernatorin e këtij qyteti, Erlan Aryn, për shpërlarje parash, mashtrim financiar, dhe për marrje të ryshfetit. Por, në fund ai ka arritur që të dalë i lirë nga gjykata.

Aryn, i cili i ka kaluar nëntë muaj në paraburgim, fillimisht është deklaruar i pafajshëm.

Por, më 25 nëntor, ai i ka kërkuar falje presidentit Nazarbaev, duke thënë se ka ‘dështuar’, por se mbetet besnik ndaj tij.

Analisti politik kazak, Rasul Zhumaly, ka thënë për Radion Evropa e Lirë (REL), se mbase deklarata për besnikëri, e ka shpëtuar atë nga burgu.

Kanë qenë disa raste, kur ish-zyrtarë kazak janë dënuar me burg, por që janë liruar pasi kanë kaluar një kohë të shkurtër të dënimit të tyre në qeli.



XS
SM
MD
LG