Ndërlidhjet

315 miliardë euro për zhvillimin ekonomik në BE


Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker
Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker

Shefi i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka prezantuar planin, për të investuar 315 miliardë euro, në ekonominë e Bashkimit Evropian.

Juncker, para parlamentit Evropian në Strasburg, më 26 nëntor, tha se me realizimin e këtij plani, i dergojnë një mesazh Evropës dhe gjithë botës, e ajo është se “Evropa është kthyer në biznes’.

Plani ka për qëllim që këtë shumë ta investojë në sektorin privat, por fillimisht duhet të marrë miratimin e 28 përfaqësuesve të parlamentit Evropian.

Juncker, shpreson se ky investim, do të ndihmojë në rritjen e punësimit.

Ndryshe, njoftimi i tij, vjen një ditë pasi që Papa Françesku, duke i’u drejtuar parlamentit Evropian, tha se Evropa është ‘lodhur dhe plakur’, ndërsa ka kërkuar nga anëtarët e saj që të ripërtrijnë fokusin e tyre në të drejtat e njeriut dhe “dinjitetin” e popullit.



XS
SM
MD
LG