Ndërlidhjet

logo-print

PE shpërblen mjekun kongolez, me çmimin ‘Sakharov’.


mJEKU, Denis Mukwege, gjatë ndarjes së çmimit 'Sakharov' në Parlamentin Evropian.

mJEKU, Denis Mukwege, gjatë ndarjes së çmimit 'Sakharov' në Parlamentin Evropian.

Mjek kongolez, Denis Mukwege, ka marrë çmimin ‘Sakharov’ për të drejtat e njeriut, dhënë nga Parlamenti Evropian (PE).

Mjeku Mukwege, është shpërblyer për punën e tij, që ka bërë me trajtimin e mijëra viktimave, të dhunuara nga bandat në Republikën Demokratike të Kongos.

Çmimi i është dhënë nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, sot më 26 nëntor, në një ceremoni të mbajtur në Strasburg.

“Mukwege, ka luftuar për dinjitetin e gruas, për drejtësi dhe paqe në vendin e tij”, ka thënë Schulz.

Mukwege, 59 vjeçar, ka thënë se shpreson se një ditë dhunës ndaj gruas në vendin e tij, do t’i vie fundi.

Forcat rivale që luftojnë për kontrollin e pasurisë së mineraleve në lindje të Kongos, për dekada të tërë kanë përdorur përdhunimin masiv, për të terrorizuar popullsinë lokale, që ajo nga frika të nënshtrohet.



XS
SM
MD
LG