Ndërlidhjet

logo-print

OKB kërkon nga Kirgizia që të mos shkel të drejtat e homoseksualëve


Ilustrim

Ilustrim

Një grup ekspertësh për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara (OKB), kanë kërkuar nga parlamenti i Kirgizisë, që të tërheqin një projekt-ligj i cili propozon ndjekje ligjore për ata që i quan ‘propagandues të homoseksualizmit’.

Zyra e OKB-së, e Komisionierit për të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar nga ligjvënësit e Kirgizisë, që në vend të miratimit të një ligji i cili de fakto dënon komunitetin LGBT, duhet të luftojë ‘çdo forme të dhunës dhe diskriminimit’.

Ky ligj ka kaluar leximin e parë në parlament, në tetor, dhe ai duhet që të votohet edhe dy herë, para se të nënshkruhet nga presidenti.

Ligji, kërkon që të gjithë personat që bëjnë ‘propagandë pro homoseksualëve’, të dënohen me burg.

Ligji përfshin edhe gazetarët, që shkruajnë artikuj për të drejtat e këtij komuniteti.

XS
SM
MD
LG