Ndërlidhjet

Kroaci: Serbia të distancohet nga deklaratat e Sheshelit


Vesna Pushiq
Vesna Pushiq

Bashkimi Evropian duhet të kërkoj nga qeveria e Serbisë, që është kandidate për praninm në BE, të distancohet nga nacionalisti i linjës së fortë serb, Vojisllav Shehsel, i cili aktualisht është liruar nga tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime të luftës, kanë thënë sot zyrtarë të lartë kroatë.

Tribunali i Hagës e ka liruar Sheshelin për shkaqe shëndetësore, para se ta shpallë vendimin në procesin gjyqësor kundër tij për krime të luftës në Kroaci dhe Bosnjë.

Shesheli, i cili vuan nga kanceri, është liruar pas gati 12 viteve në burg, raporton Reuters.

Pas kthimit të tij në Serbi, më 12 nëntor, Shesheli është lavdëruar si hero në një tubim me 5 mijë mbështetës dhe ka thënë se ai ende beson në ideologjinë e “Serbisë së Madhe” e cila ka shkaktuar luftëra në Bosnjë Hecegovinë, Kroaci dhe Kosovë, para më se dy dekadash.

“Shfrenimet e tij po i kthejnë prapa raportet në rajon”, tha sot ministrja e jashtme e Kroacisë, Vesna Pushiq.

“Ne i inkurajojmë kolegët tanë në BE për ta dënuar sjelljen e Sheshelit dhe për të kërkuar që autoritetet e Serbisë të distancohen nga deklaratat e tij dhe me këtë ta konfirmojnë rrugën evropiane të Serbisë, tha Pushiq.

XS
SM
MD
LG