Ndërlidhjet

OKB: Miliona sirianë kanë nevojë për ndihma


Valerie Amos

Valerie Amos

Shefja e Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Valerie Amos, ka vlerësuar se 12.2 milionë sirianë kanë ndevojë për ndihmë për shkak të shtimit të dhunës dhe përkeqësimit të kushteve në Siri.

Megjithatë, mbrëmë gjatë fajalimit të saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zonja Amos tha se dërgimi i ndihmave nga Turqia dhe Jordania, në hapësirat nën kontrollin e kryengritësve në Siri, pa miratimin e qeverisë, ka “bërë ndryshim”.

Ajo ka këkruar që Këshilli i Sigurimit ta zgjatë autorizimin e Kombeve të Bashkuara për vazhdimin e lejimit të ndihmave të tilla, meqë mandati aktual kalon në muajin janar.

Valerie Amos tha se 7.6 milionë njerëz janë zhvendosur brenda Sirisë, ndërsa 3.2 milionë janë larguar në vendet e tjera, që paraqet zhvendosjen më të madhe në konflikte.

XS
SM
MD
LG