Ndërlidhjet

Lituani: Çelsi i krizës urkainase – në Moskë


Ministri Linkevicius gjatë vizitës së sotme në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë

Ministri Linkevicius gjatë vizitës së sotme në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Linas Linkevicius, ka thënë se “çelsi i zgjidhjes” për krizën në Ukrainë është në Moskë.

Duke folur sot për Radion Evropa e Lirë në Pragë, ministri Linkevicius tha se “kemi të bëjmë me një agresion të jashtëm pasi ne e dimë se atje ka trupa, raketahedhës dhe tanke që kalojnë në Ukrainë nga jashtë dhe kjo shndërrohet në mbështetje shtetërore”.

Forcat qeveritare të Ukrainës luftojnë kundër separatistëve prorusë prej muajit prill, ndërsa Kievi dhe perëndimi e akuzojnë Moskën se i mbështet kryengritësit.

Linkevicius tha se perëndimi “duhet ta mbështesë Ukrainën – politiksht, ekonomikisht dhe besoj edhe ushtarakisht, veçanërisht duke pasur parasysh se po ballafaqohet me agresion të jashtëm”.

XS
SM
MD
LG