Ndërlidhjet

Putin: Rusia nuk është kërcënim për askend


Presidenti Putin gjatë takimit me shefat ushtarakë

Presidenti Putin gjatë takimit me shefat ushtarakë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha se vendi i tij “nuk paraqet rrezik për askend” dhe nuk ka për qëllim të “involvohet në asnjë lojë ose intriga gjeopolitike”.

Mëtutje, gjatë fjalimit të tij sot në Soçi me shefat ushtarakë, ai tha se Rusia do ta “mbrojë në mënyrë të sigurt” sovranitetin dhe integritetin e saj dhe të aleatëve të vet.

Këto komete të tij u bënë në kohën kur konflikti në Ukrainë, në të cilin forcat qeveritare po luftojnë kundër forcave të separatistëve prorusë, prej muajit prill, ka ndikuar që raportet ndërmjet Rusisë dhe perëndimit të arrijnë në nivelin më të ulët në periudhën pas Luftës së Ftohtë.

Kievi dhe Perëndimi e akuzojnë Rusinë se direkt i mbështet kryengritësit. Moska i kundërshton këto pohime.

Rusia, po ashtu, e ka aneksuar gadishullin e Krimesë në Ukrainë, në muajin mars të këtij viti.

XS
SM
MD
LG