Ndërlidhjet

Kerry: Shqipëria – partner i besueshëm në NATO


John Kerry
John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka uruar Shqipërisë 28 nëntorin dhe përvjetorin e 102-të të pavarësisë.

“Në emër të presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, uroj popullin e Shqipërisë derisa ju e festoni 102 vjetorin e pavarësisë më 28 nëntor”, thuhet në fillim të urimit.

Mëtutje, zoti Kerry thekson se “Shqipëria është aleat i fuqishëm dhe i besueshëm i NATO-s dhe forcë për stabilitet në Ballkanin perëndimor” dhe shton se e falënderon popullin shqiptar për mbështetjen e tij për misionin ISAF në Afganistan dhe për “kontributet e menjëhershme dhe të vlefshme në koalicionin global për ta kundërshtuar ISIL-in”.

Mëtutje, Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se zoti Kerry në urimin e tij shprehet se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë që aktivisht t’i mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për plotësimin e kërkesave për bashkim në Bashkimin Evropian”.

Po ashtu, ai e ka lavdëruar progresin e Tiranës kah integrimi i plotë evro-atlantik.

“Në këtë rast special, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me ju si partner i palëkundur dhe aleat”, përfundon urimi i sekretarit ameriakn të shtetit, John Kerry, me rastin e 28 nëntorit.

XS
SM
MD
LG