Ndërlidhjet

Kabul: Vetura e ambasadës britanike u godit nga sulmi vetëvrasës


Pamje nga Kabuli

Pamje nga Kabuli

Zyrtarët thonë se një veturë e Ambasadës së Britanisë në Kabul të Afganistanit, sot është goditur nga një sulm vetëvrasës, me ç’rast ka pasur edhe viktima.

Një zëdhënës i ambasadës tha se është e paqartë se sa është numri i viktimave dhe se zyrtarët britanikë po punojnë me policinë afgane.

Ky zëdhënës tha se në makinë nuk ka pasur diplomatë britanikë.

Policia ka njoftuar se sulmi ndodhi në pjesën lindore të kryeqytetit Kabul, që është hapësira kryesore ku janë të vendosura komplekset e jashtme dhe kapacitetet ushtarake.

XS
SM
MD
LG