Ndërlidhjet

logo-print

Ferguson: Protestuesit depërtuan me dhunë në ndërtesën e bashkisë


Trupat e Gardës Kombëtare dhe policia ballafaqohen me protestuesit në Ferguson

Trupat e Gardës Kombëtare dhe policia ballafaqohen me protestuesit në Ferguson

Disa demonstrues kanë depërtuar me dhunë në ndërtesën e bashkisë së qytetit amerikan, Sent Luis, derisa vazhdojnë protestat lidhur me vendimin e jurisë së madhe që të mos e akuzoj policin e bardhë, i cili e vrau një të ri zezak në vendbanimin Ferguson.

Policia tha se disa protestues ishin arrestuar, ndërsa më se 100 pjesëtarë të forcave të rendit janë dërguar në ndërtesën e bashkisë.

Megjithatë, raportohet se gjatë natës në Ferguson ishte qetësi realtive.

Në muajin gusht, polici i bardhë, Darren Wilson, e vrau të riun zezak, Michael Brown.

Lidhur me zhvillimet në Ferguson ka pasur edhe reagime të jashtme.

Rusia ka vlerësuar se trazirat në Ferguson dëshmojnë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në pozitë që Rusisë t’i japin leksione për të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG