Ndërlidhjet

SHBA: “Tmerr” për sulmet siriane në Raqqa


Jen Psaki

Jen Psaki

Shtetet e Bashkuara janë shprehur të “tmerruara” për sulmet vdekjeprurëse ajrore të regjimit të Sirisë në bazën e militantëve të Shtetit Islamik në qytetin Raqqa.

Aktivistët thanë se afro 100 vetë janë vrarë në sulmet me bomba nga aeroplanët luftarakë të Sirisë më 25 nëntor, ndërsa konsiderohet se gjysma e tyre ishin civilë.

Departamenti amerikan i shtetit i ka dënuar sulmet e tilla ajrore, duke thënë se për regjimin e Bashar al-Asadit, jeta njerëzore nuk ka vlerë.

“Ne jemi të tmerruar nga raportet se nga sulmet ajrore të regjimit të Assadit dje në Raqqa në Siri, janë vrarë dhjetëra civilë dhe janë shkatërruar hapësirat e banimit”, tha zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Jen Psaki, nëpërmjet një kumtese.

Shtetet e Bashkuara e kanë krijuar një koalicion me më tepër se 60 vende, në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik, që kanë marrë territore të gjëra në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG