Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – katër të vrarë


Pjesëtarët e forcave afgane gjatë inspektimit pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Kabul

Pjesëtarët e forcave afgane gjatë inspektimit pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Kabul

Zyrtarët thonë se nga një sulm vetëvrasës kundër një veture të Ambasadës së Britanisë, sot në Kabul të Afganistanit, janë vrarë së paku katër civilë afganë dhe plagosur 33 të tjerë.

Zyrtarët e policisë dhe të shëndetësisë thanë se në mesin e të palgosurve ishin disa fëmijë.

Një zëdhënës i ambasadës e ka konfirmuar sulmin dhe tha se disa njerëz në veturë ishin plagosur, por nuk ka dhënë më tepër detaje.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kanë marrrë talibanët, që thanë se cak i sulmit vetëvrasës ishin “forcat e jashtme okupuese”.

XS
SM
MD
LG