Ndërlidhjet

logo-print

Australi: Pas goditjes në kokë – vdiq lojtari i kriketit


Pamje nga një lojë e kriketit

Pamje nga një lojë e kriketit

Lojtari i kriketit në Australi, Phillip Hughes, ka vdekur sot, dy ditë pasi ishte goditur fuqishëm në kokë nga topi kthyes i kriketit.

“Ne jemi ekstremisht të pikëlluar për të shpallur se Pillip Hughes, ka vdekur në moshën 25 vjeçare”, ka njoftuar në rrjetin Twitter, Cricket Australia.

Ai ishte në gjendje kome prej 25 nëntorit, kur qe goditur afër veshit, poshtë helmetës, derisa zhvillohej një duel vendës në Sidnej.

Topat e kriketit janë përafërsisht të së njejtës madhësi si topi i bejzbollit, por më të rëndë dhe të fortë.

XS
SM
MD
LG