Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Tërhiqet Valerie Amos


Valerie Amos

Valerie Amos

Shefja e çështjeve humanitare e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, tërhiqet nga posti i saj, ka thënë mbrëmë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, pa cituar shkaqe specifike për largimin e saj.

Zonja Amos, 60 vjeçare, ka shërbyer si nënsekretare e përgjithshme dhe koordinatore e ndihmave emergjente humanitare prej vitit 2010, duke i udhëhequr përpjekjet për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore.

Në një letër të hapur për anëtarët e pesronelit që kanë punuar me të, ajo ka shkruar se posti i saj aktual ishte “më sfiduesi, më kërkuesi dhe më i dobishmi” që ajo e ka pasur ndonjëherë, the ka theksuar se është e nderuar se ka shërbyer në një periudhë më të gjatë se çdokush tjetër në postin e shefes së Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare.

XS
SM
MD
LG