Ndërlidhjet

logo-print

ANEB: Më shumë fonde për monitorimin e marrëveshjes atomike


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) thotë se do t’i nevojiten më tepër para për misionin e monitorimit të programit atomik iranian, pas zgjatjes së afatit për arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare.

Zgjatja e afatit u bë pasi Irani, në njërën anë, dhe Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia, Kina dhe Gjermania, në anën tjetër, nuk ia dolën të arrijnë marrëveshje deri më 24 nëntor.

Irani vazhdimisht i ka hedhur poshtë dyshimet e perëndimit se synon zhvillimin e armatimit atomik në mënyrë sekrete.

XS
SM
MD
LG