Ndërlidhjet

Siri: Trupat qeveritare i kanë vrarë dhjetëra kryengritës


Pamje nga Damasku në Siri

Pamje nga Damasku në Siri

Mediat shtetërore dhe aktivistët thonë se forcat lojale ndaj regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri, i kanë vrarë së paku 30 kryengritës në lagjet e kryeqytetit Damask.

Agjencia shtetërore e lajmeve, SANA, raportoi se sot 50 “terroristë” janë vrarë nga ndërhyrja, derisa ata përpiqeshin të largoheshin nga lagjja lindore, Mayda, kah vendbanimi i afërt, Dumair.

Mediat shtetërore i cilësojnë kryengritësve si terroristë.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se së paku 30 vetë ishin vrarë në aksionin e zhvilluar gjatë natës.

XS
SM
MD
LG