Ndërlidhjet

Kremlini: Putin dhe Poroshenko biseduan për Ukrainën


Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin
Petro Poroshenko (majtas) dhe Vladimir Putin

Presidenca ruse thotë se presidenti i, Vladimir Putin, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, kanë diskutuar për “marrëdhëniet bilaterale dhe situatën në juglindje të Ukrainës”, gjatë bisedës telefonike, mbrëmë vonë.

Mëtutje, në njoftimin e sotëm, të shkurtër, Kremlini thotë se thirrja ishte inicuar nga Ukraina. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Në pjesën lindore të Ukrainës ka vazhduar dhuna, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator, ndërmjet Kievit dhe separatistëve prorusë.

Ukraina dhe shtetet perëndimore e akuzojnë Rusinë për mbështetje të kryengritësve me trupa dhe pajisje.

Moska i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG