Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmi vetëvrasës – pesë të vrarë, përfshirë një britanik


Pjesëtarët e sigurisë afgane zhvillojnë hetime në vendin e sulmit vetëvrasës kundër makinës së Ambasadës së Britanisë në Kabul

Pjesëtarët e sigurisë afgane zhvillojnë hetime në vendin e sulmit vetëvrasës kundër makinës së Ambasadës së Britanisë në Kabul

Zyrtarët thonë se nga një sulmues vetëvrasës me motoçikletë, kundër një veture të Ambasadës së Britanisë në Kabul të Afganistanit, janë vrarë së paku pesë afganë dhe një shtetas britanik.

Nga sulmi i sotëm janë plagosur edhe më se 30 vetë, përfshirë pesë fëmijë, ka njoftuar Ministria e brendshme e Afganistanit.

Ministria e jashtme britanike ka konfirmuar se në mesin e të vrarëve është edhe një shtetas britanik.

“Jam thellësisht i pikëlluar të konfirmoj se një anëtar civil i ekipit të sigurisë kombëtare britanike dhe një shtetas afgan, që ka punuar për ambasadë, janë vrarë në incident”, tha sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, nëpërmjet një kumtese.

Zyrtarët e policisë thanë se incidenti ndodhi në pjesën lindore të Kabulit.

XS
SM
MD
LG