Ndërlidhjet

Yatsenyuk rizgjidhet kryeministër


Arseniy Yatsenyuk
Arseniy Yatsenyuk

Parlamenti i Ukrainës, me përbërje të re, ka zgjedhur kryeministrin aktual, Arseniy Yatsenuyk, edhe për një mandat të ri.

Në seancën e parë, parlamenti ka zgjedhur edhe ish-zëvendëskryeministrin Volodymyr Hroysman, për kryetar të Parlamentit.

Partitë me orientim pro-perëndimor, të udhëhequra nga blloku i presidentit Petro Poroshenko dhe ai i Yatsenuykut, kanë fituar zgjedhjet e 26 tetorit.

Këto parti kanë 288 vende në parlamentin prej 421 ulësesh.

Megjithatë, ka pasur vonesa në formimin e institucioneve, për shkak të, siç konsiderojnë analistët, rivalitetit ndërmjet Poroshenkos dhe Yatsenuykut, lidhur me marrjen e kontrollit të posteve kryesore.

XS
SM
MD
LG