Ndërlidhjet

BE zgjeron listën e të sanksionuarve për Ukrainën


Bruksel

Bruksel

Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të shtojë edhe 13 separatistë ukrainas dhe pesë subjekte në listën e të sanksionuarve.

Ambasadorët e 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë takimit në Bruksel, kanë ndëshkuar separatistët me nrgirje asetesh dhe me ndalesa udhëtimi, ndërsa subjektet me ngrirje të pasurisë.

Të gjithë janë sanksionuar për shkak të përfshirjes së tyre në aksione që minojnë integritetin territorial të Ukrainës.

Bashkimi Evropian deri më tash ka sanksionuar 119 persona dhe 23 subjekte për shkak të krizës në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG