Dhoma e Lartë e Parlamentit të Afganistanit ka miratuar marrëveshjet dypalëshe të sigurisë me Shtetet e Bashkuara dhe me NATO-n.
Marrëveshjet në fjalë do të mundësojnë që rreth 12,500 trupa ndërkombëtare të mbeten në Afganistan edhe pas dhjetorit të këtij viti, kur do të tërhiqet misioni i huaj luftarak.
Dhoma e Ulët e Paralmentit afgan i ka miratuar këto marrëveshje më 23 nëntor.
Ato janë nënshkruar nga Qeveria e re afgane më 30 shtator.
Ish-presidenti afgan, Hamid Karzai, ka refuzuar nënshkrimin e tyre.