Ndërlidhjet

PE kritikon Pakistanin për blasfeminë


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti Evropian ka kritikuar vendimin e një gjykate pakistaneze për të konfirmuar ndëshkimin me vdekje të një gruaje të krishterë, e cila është dënuar për blasfemi katër vjet më parë.

Gjykata e Lartë në Lahore ka hedhur poshtë ankesën e Asia Bibit muajin e kaluar.

Bibi, nënë e pesë fëmijëve, është shpallur fajtore më 2010, për deklaratat e saj përçmuese për Profetin Muhammad.

Avokati i saj është zotuar se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Supreme.

Rezoluta e Parlamentit Evropian, e cila ka kaluar me shumicë votash, i bën thirrje Gjykatës Supreme të Pakistanit që “të nisë procedimin e rastit sa më shpejt, të mbështesë sundimin e ligjit dhe të respektojë të drejtat e njeriut në vendimin e saj”.

Ligjvënësit evropianë po ashtu kanë shprehur shqetësim për atë se ligjet për blasfemi të Pakistanit janë të hapura për t’u keqpërdorur dhe se mund të prekin të gjitha besimet në vend.

Ata po ashtu i kanë bërë thirrje Islamabadit që të shqyrtojë aplikimin aktual të ligjeve.

XS
SM
MD
LG