Ndërlidhjet

Partia pro-ruse mbetet jashtë garës zgjedhore në Moldavi


Renato Usatii, udhëheqës i Partisë Patria.

Renato Usatii, udhëheqës i Partisë Patria.

Një gjykatë në Moldavi ka konfirmuar ndalesën për një parti të re pro-ruse që të garojë në zgjedhjet parlamentare të 30 nëntorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të enjten që të ndalojë partinë Patria (Atdheu) nga pjesëmarrja në zgjedhje, për shkak të, siç ka thënë, mbështetjes financiare nga jashtë.

Gjykata e Apelit në Kishinev ka lënë në fuqi vendimin, i cili munnd të sfidohet edhe në Gjykatën Supreme.

Partia Patria udhëhiqet nga Renato Usatii, biznesmen rus me origjinë moldave.

Usatti, i cili ka bërë fushatë për një platformë anti-korrupsion, ka thënë se vendimi është një “cirk” dhe se do ta kundërshtojë atë në Gjykatën Supreme.

Patria është regjistruar si parti në muajin shtator dhe sondazhet e fundit kanë treguar se ajo mund të fitojë vota të mjaftueshme për të hyrë në parlament.

Marrëdhëniet midis Moldavisë dhe Rusisë janë të tensionuara sidomos pasi shteti i vogël post-sovjetik, që kufizohet me Ukrainën dhe Rumaninë, ka nënshkruar Marrëveshjen e Asociimit me Bashkimin Evropian në muajin qershor.

XS
SM
MD
LG