Ndërlidhjet

Pele i sëmurë, në kujdes të veçantë


Pele

Pele

Legjenda e Brazilit, Pele, është transferuar në një njësi të kujdesit të veçantë, pas trajtimit për një infeskion urinar.

Spitali Albert Einstein në Sao Paulo ka thënë se ish-futbollisti 74-vjeçar është transferuar pasi ka pësuar “jostabilitet klinik”.

Pele, fitues i Kupës së Botës më 1958, 1962 dhe 1970, është operuar ditë më parë nga gurët në veshka.

Ai është shpallur Lojtar i Shekullit nga Federata Botërore e Futbollit - FIFA.

XS
SM
MD
LG