Ndërlidhjet

logo-print

Vuçiq: Rezoluta e PE-së “fyese dhe shqetësuese”


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila dënon thirrjet për luftë të të akuzuarit serb për krime lufte, Vojisllav Sheshel, si dhe inkurajimet e tij për pretendime territoriale.

Rezoluta, e miratuar të enjten, po ashtu i bën thirrje Serbisë që të distancohet nga deklaratat e Sheshlit.

Vuçiq ka thënë se dokumenti është fyes dhe shqetësues.

Sipas tij, nuk ekziston asgjë në Serbinë e sotme që mund të lidhë autoritetet me Sheshelin.

Vuçiq ka qenë dikur aleat i afërt i Sheshelit.

Tribunali i Hagës e ka liruar këtë të fundit nga burgu javë më parë, për arsye shëndetësore.

Vuçiq po ashtu ka thënë se lirimi i Sheshelit nuk ka qenë vendim i Serbisë.

XS
SM
MD
LG