Ndërlidhjet

Ukrainë: Dy civilë të vrarë në Donjeck


Pamje nga shkatërrimet në një shtëpi në një fshat afër Donjeckut

Pamje nga shkatërrimet në një shtëpi në një fshat afër Donjeckut

Në pjesën lindore të Ukrainës ka vazhduar dhuna, përkundër armëpushimit të arritur më 5 shtator, ndërmjet forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë.

Raportohet se dje në qytetin Donjeck janë vrarë një djalosh 12 vjeçar dhe një femër 55 vjeçare.

Donjecku është qyteti më i madh që është nën kontroll të separatistëve prorusë.

Administrata e qytetit të Donjeckut, që është e rreshtuar me qeverinë në Kiev, ka njoftuar se 12 vjeçari ishte vrarë në rrugë, ndërsa gruaja kishte humbur jetën kur një predhë e ka goditur banesën e saj, në një hapësirë, që shumë herë është sulmuar nga të shtënat artilerike, gjatë ditëve të fundit.

Më se 4,300 luftëtarë dhe civilë janë vrarë në pjesën lindore të Ukrainës, prej se, në muajin prill, separatistët prorusë i morën nën kontroll rajonet kufitare lindore.

Afro një milion njerëz janë larguar nga kjo hapësirë, ndërsa ikja më e madhe është shënuar në dy muajt e fundit, kanë njoftuar Kombet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG