Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: Kremtohet 102 vjetori i Pavarësisë


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Në shumë qytete në Shqipëri sot shënohet 102 vjetori i Pavarësisë, me ç’rast do të ketë aktivitete të shumta kulturore e politike.

Në kryeqytetin Tiranë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë vendosur shumë flamuj, ndërsa ndërtesat e afërta janë pajisur me zbukurime të ndryshme.

Zyrtarët e lartë të qeverisë së Shqipërisë në Vlorë do të vendosin kurora në Monumentin e Pavarësisë.

Manifestime të shumta pritet të mbahen edhe në Kosovë, pastaj në qytetet me popullatë shumicë shqiptare në Maqedoni, e në rajone të tjera.

XS
SM
MD
LG