Ndërlidhjet

logo-print

Rubla: Niveli më i ulët historik ndaj euros dhe dollarit


Ilustrim

Ilustrim

Monedha e Rusisë, rubla, ka arrritur në nivelin më të ulët historik ndaj euros dhe dollarit, pas vendimit të organizatës së naftës, OPEC, që të mos zvogëlohet prodhimi, megjithë sasitë e tepërta në tregjet botërore.

Rubla ruse ka humbur 3.6% të vlerës dhe është shitur për 48.66 për një dollar dhe 60.92 rubla për një euro.

Rusia e krijon afro gjysmën e buxhetit të saj nga eksporti i artikujve për energji.

Rënia e rublës për afro 30% këtë vit, kryesisht ka ndodhur për shkak të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të rolit të Rusisë në krizën në Ukrainë.

Po ashtu, është shënuar edhe rënie e çmimeve të naftës së Rusisë.

XS
SM
MD
LG