Ndërlidhjet

Francë: Parlamenti debaton për çështjen e shtetit palestinez


Pamje nga Parisi
Pamje nga Parisi

Ligjvënësit francezë gjatë debatit të sotëm do të kërkojnë nga qeveria që ta njohë shtetin palestinez.

Agjencia AFP raporton se mocioni simbolik i anëtarëve të parlamentit, pritet të miratohet përfundimisht më 2 dhjetor, kur votohet në Dhomën e ulët të parlamentit për teksitn e propozuar nga Partia Socialiste në qeveri.

Parlamentet në Britani, Irlandë dhe Spanjë, tashmë kanë miratuar mocione të tilla, për shkak të frustrimeve evropiane lidhur me ritmin e ngadalshëm të bisedimeve për paqe ndërmjet palestinezëve dhe izraelitëve.

Suedia, duke shkuar një hap para vendeve të tjera, e ka shpallur njohjen e shtetit palestinez.

XS
SM
MD
LG