Ndërlidhjet

Cameron planifikon kufizimin e imigrimit


David Cameron
David Cameron

Kryeministri i Britanisë, David Cameron, gjatë fjalimit të tij të sotëm, pritet t’i shpallë planet për kufizimin e imigrimit nga Bashkimi Evropian.

Zoti Cameron është nën presion për të marrë qëndrim më të ashpër për këtë çështje, pasi brenda gjashtë muajsh mbahen zgjedhjet parlamentare.

Shumë prej ligjvënësve të Partisë Konservatore të tij kanë shqetësime për rritjen e popullaritetit të Partisë së Pavarësisë në Britani, që ka agjendë kundër Bashkimit Evropian.

Sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian për liri të lëvizjes, shtetasit e BE-së kanë të drejtë të punojnë çdokund në këtë bllok, që përbëhet prej 28 shteteve.

Rrjedhimisht, mijëra banorë të vendeve të BE-së arrijnë në Britani për punë, pas ky vend e ka rritjen më të shpejtë ekonomike në BE.

XS
SM
MD
LG