Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Shtetasit e rrëmbyer në Irak janë ende gjallë


Pamje nga Mosuli ku ishin rrëmbyer 39 shtetas të Indisë

Pamje nga Mosuli ku ishin rrëmbyer 39 shtetas të Indisë

Qeveria e Indisë ka njoftuar sot se beson se 39 punëtorët nga India, që janë rrëmbyer nga militantët e Shtetit Islamik në Irak, një muajin qershor, janë gjallë, përkundër pretendimeve se ishin vrarë.

Ministrja e punëve të jashtme e Indisë, Sushma Swaraj, tha në parlament se nuk ka dëshmi se punëtorët e rrëmbyer në Mosul të Irakut janë të vdekur, dhe përpjekjet e qeverisë për gjetjen e tyre po vazhdojnë.

Në një intervistë televizive gjatë ditës së djeshme, një shtatas i Indisë, që pretendon se ka ikur nga rrëmbyesit, tha se personat e tjerë ishin dërguar në një mal dhe ishin vrarë.

Ministrja Swaraj i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se “në verzionin e tij ka kundërthënie”.

Afro 10 mijë shtetas të Indisë jetojnë dhe punojnë në Irak. Shumë prej tyre, që ishin të punësuar në territoret me trazira ishin evakuuar nga qeveria gjatë muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG