Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Arrestohen 5 vetë të dyshuar për trafikim të njerëzve


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se i ka arrestuar pesë persona të dyshuar për “kontrabandim me migrantë”, përfshirë edhe një femër.

Të gjithë të arrestuarit, emrat e të cilëve janë dhënë vetëm me iniciale, janë shqiptarë të Kosovës.

Ka dyshime se ata në mënyrë të organizuar dhe me qëllim të përfitimit material kanë aranzhuar ardhjen e shtetasve të jashtëm, në cilësi të vizitorëve në Kosovë, e pastaj e kanë bërë kontrabandimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Arrestimet e këtyre të dyshuarve janë bërë pasi dje në aeroportin e Prishtinës dhe në dalje të pikës “Kullë”, policia i ka ndaluar 15 shtetas të Turqisë, që kishin ardhur nga Stambolli, gjoja për vizitë në Kosovë, por sipas informacioneve të polciisë, dyshohej se qëllimi i tyre ishte që përmes Kosovës të shkojnë drejt shteteve të BE-së.

XS
SM
MD
LG