Ndërlidhjet

Azerbajxhan: Arrestohet për një kohë të shkurtër gazetari i REL-it


Gazetari Turkhan Karimov
Gazetari Turkhan Karimov

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Turkhan Karimov, thotë se është arrestuar për një kohë të shkurtër dhe është marrë në pyetje nga policia në kryeqytetin Baku të Azerbajxhanit. Policët ia kanë tërhequr vërejtjen “që të mos jetë kritik ndaj qeverisë”.

Gazetari Krimov tha se ishte ndalur sot herët në mëngjes nga policia speciale afër shtëpisë së tij dhe ishte detyruar të futet në veturë dhe e kishin dërguar në polici.

Ai tha se ishte liruar pasi disa orë ishte marrë në pyetje nga policët.

Gazetari tha se ishte pyetur për punën dhe rrogën e tij dhe për gazetaren e njohur, Khadija Ismayilova, që është kritike ndaj qeverisë.

Gazetari Karimov, që është i njohur në Azerbajxhan, tha se shefi i policisë ia ka tërhequr vërejtjen atij që të ketë “kujdes për atë që bënë” dhe se “të gjithë shtetasit duhet ta mbështesin qeverinë”.

Qeveria e Azerbajxhanit për një kohë të gjatë kritikohet për goditje ndaj gazetarëve, aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe kundërshtarët politikë.

XS
SM
MD
LG